Ditën e sotme në SPAK do të depozitohen prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim.

 

Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re