GJKKO mban nesër (23 tetor) në orën 13:30 seancën për caktimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, së bashku me ndërtuesin Fatmir Bektashi, do të dalin para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë.

Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK një ditë më parë (21 tetor) në Rinas, teksa priste bashkëshorten nga një udhëtim në vendet e BE.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  thuhet se Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Per Berishën gjykata ka qenë e rezervuar dhe s’ka dhënë informacione mbi datën e sencës gjyqësore ndaj tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re