SPAK ka zbardhur akuzat zyrtare që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij. Ish-lideri i PD akuzohet për “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasive kryer në bashkëpunim”, si dhe “pastrim parash në bashkëpunim me Fatmir Bekteshin. Ky i fundit, akuzohet për “korrupsion aktiv” si dhe pastrim parash në bashkëpunim me dhëndrin e Berishës.

 

 

Berisha, dhëndri i tij dhe biznesmeni Fatmir Bekteshi janë nën hetim nga drejtësia për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

 

Ish-kryeministri ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke nënvizuar se ngjarja ka prapavijë politike dhe se as ai dhe as dhëndri i tij nuk kanë konsumuar asnjë vepër penale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re