Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka marrë detyrën e re atë të administratorit të Postës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bushati shkruan se është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe.

Ai shkruan se Shqipëria 2030 po ndërtohet, duke nisur nga këto institucione të rëndësishme për qytetarët.

Postimi i Ervin Bushatit:

𝐏𝐫𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞𝐠𝐣 & 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢 marrja e detyrës së administratorit në Postën e Shqipërisë. Posta ka lindur me shtetin si shërbim ndaj publikut: Shërbimi ndaj publikut është Misioni ynë!Shqipëria2030- qënie që ne të gjithë bashkë po e ndërtojmë, duke ditur rolin e rëndësishëm që kanë këto institucione për qytetarët. Jemi një rrjet fibrash tregtare, ekonomike, financiare, logjistike dhe virtuale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re