Ndriçim Mehmeti, i ftuar në Fax News ka folur për problematikat e arsimit në Shqipëri.

Eksperti i arsimit kritikoi qeverinë për rindërtimin pa plan të shkollave në një kohë kur maturantët për pak ditë do të zhvillojnë provimet shtetërore. Gjithashtu Mehmeti theksoi se është shumë e ulët pagesa 50 lekë të reja për cdo test që korrigjon në mësues të provimeve shtetërore.

“Një shkollë që është në rindërtim s’ka ku bën konsultimet për provimet e maturës. Nuk e di përse është lënë provimet 9 dhe 11 janë shumë afër. Ne kemi një maturë shumë të vështirë, që e kanë shoqëruar nga tërmeti dhe pandemia. Nuk e kuptoj përse duhet të bëhej urgjent shkolla “Partizani” nuk kishte nevojë rikonstruksion 1 muaj e gjysmë para maturës. Shkolla Partizani është bërë rikonstruksion para 8 vitesh, disa herë janë bërë ndryshime. Kur bëhet një shkollë bëhet me plan që pas 30 vitesh do të kërkojë rikonstruksion. Coni gazetarët dhe shikoni shkollat e reja a kanë ambiente të reja. Shkollat dhe kopshtet janë harruar fare. Pandemia, mësimi online dhe rindërtimi i shkollave por kemi edhe pasoja psikologjike post kovidi.

Matura ka 3 momente, ministrja nuk ka bërë asgjë as në rregullore, njësoj si në 2007 dmth ka bërë lojëra fjalësh. Duhte të futen në shkolla të larta njerëz të aftë. Cilësia e tekstit për mua është kryesore por edhe korrigjimi, a do të kemi ne mësues të aftë? Një test që korrigjon mësuesi është më pak se një kafe. 50 lekë të reja kushton që të korrigjosh një test. Njoh unë shumë mësues që nuk shkojnë. Ministrja nuk ka marë asnjë masë drastike për ata që nxorën vjet pyetjet e testit që dolën para kohe.

Uroj që mos kopjohet këtë vit, për 32 mijë maturantë nuk kemi mekanizma që të parandalojë kopjen dhe daljen e pyetjes së provimeve shtetërore. Nuk menaxhojmë dot nxënësit në provime. Kur do të bëhemi ne njerëz tamam. Problemi tjetër është data e afër e dy provimeve. Maturantët do zihen kur të dalin rezultatet. Qeveria e nxënësve duhet të kishte reaguar”, u shpreh Mehmeti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re