Skip to content

Problematikat në procesin e votimeve në Bashkinë e Vorës, PD kërkon mbledhjen e KQZ

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me problematikat në procesin e votimit në Bashkinë e Vorës.

Kjo kërkesë ka ardhur vetëm pak kohë pas deklaratës së kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili theksoi se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet.