Prokurorja e Tiranës, Mirela Zavalani dorëzon sot në gjykatë kërkesën për caktim mase sigurie ndaj ish-zyrtares së Ministrisë së Financave Alda Klosi, e arrestuar pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi që ka treguar përballë hetuesve se shumën  500 mijë euro e vodhi në banesën e Klosit. Kjo e fundit do të përballet me akuza, fsheheje të pasurisë, pastrim parash dhe deklarim të rremë.

Të hënën, Klosi do të njihet me masën e sigurisë. Pritet për t’u parë nëse do të jetë apo jo e pranishme në seancë, pasi mësohet se është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake. Këkresa do të shqyrtohet nga gjyqtari Arben Micko, i cili ka shqyrtuar më herët edhe masat e sigurisë për pastruesen Rozeta Dobin dhe djalin e saj Havier Dobi.

Para se ish zyrtarja e lartë të arrestohej, Rozeta Dobi ka dhënë sqarime për grupin hetimor duke pranuar se përveç shumës së parë prej 120 mijë euro edhe pjesën tjetër prej rreth 400 mijë euro që u gjetën në tubin e aspirimit, e ka marrë në banesën e Alda Klosit.

Dobi ka deklaruar se shumat e parave ia ka dhënë vetë Klosi me qëllim që ajo ti fshihte në banesën e saj pas konflikteve që ish zyrtarja ka patur me ish-bashkëshortin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re