Situata e renduar e motit ne vend ka sjelle dhe problemet e para përsa i përket furnizimit me energji elektrike.
 
OSHEE njofton se 2200 punonjës janë ne gatishmëri ne te gjithë vendin, ndërsa zonat me te prekura nga defektet janë Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora. 90% e avarive te shkaktuara ne rrjet janë ne zonat rurale, ku për shkak te kushteve te renduara atmosferike, ka vështirësi për riparimin e defekteve.
 
OSHEE shton se afro gjysma e linjave qe nuk punojnë janë stakuar nga vet operatori i shpërndarjes, si mase sigurie për te evituar rreziqet ne rrjetin shpërndarës te energjisë elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re