Papa Françesku është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme, për shkak të një infeksioni në mushkëri.

 

Vatikani bëri të ditur se për shkak të këtij problemi, kreu i kishës katolike do të duhet të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për disa ditë.

 

Ditët e fundit, papa 86-vjeçar ishte ankuar për probleme me frymëmarrjen e më pas analizat zbuluan infeksionin.

 

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, për shkak të eventeve dhe shërbimeve të shumta që janë planifikuar para fundjavës së Pashkëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko