Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka mbajtur një konferencë me gazetarët në lidhje me problematikat e shfaqura gjatë votimit elektronik në të gjithë vendin.

Ai u shpreh se aktualisht në 532 qendra e votimit nuk punon, ku është urdhëruar që procesi të vijojë në mënyrë manuale.

“Janë 4464 qendra votimi të cilat funksionojnë normalisht në kuptim të pajisjes elektronike të identifikimit. Procesi i identifikimit të votuesve po bëhet përmes pajisjes elektronike. Janë 206 qendra votimi të cilat sipas informacionit në kohë reale, na tregojnë këto të dhëna që këto 206 qendra votimi pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim automatikisht në kohë reale informacion prej tyre. Ndërkohë janë 533 qendra votimi për të cilat ne nuk kemi informacion.

Që do të thotë ose të gjitha këto qendra votimi PEI nuk funksionon, funksionon pjesërisht apo plotësisht. Por ne këtë të dhënë nuk e kemi përmes sistemit. Jemi duke komunikuar për të ditur nëse aty procesi është duke u zhvilluar përmes PEI, apo manualisht. Me pak fjalë janë 532 qendra votimi për të cilat presupuzohet se identifikimi aty nuk po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit. Specialistët tanë janë duke bërë verifikimet për të identifikuar se cila ka qenë problematika. Janë 4469 qendra votimi plotësisht funksionale edhe në kuptimin e identifikimit elektronik”, tha ai.

Ai tha se ligji nuk e parashikon zgjatjen e orarit të votimit në rast të problemeve të kësaj natyre, por shtoi se nëse do të ketë ende votues që presin në radhë, procesi do të vijojë edhe pas orës 19:00.

“Ligji e ka parashikuar qartë se çfarë ndodh në këto raste, Nuk mund të ketë automatikisht zgjatje të orarit të votimit. Nëse në orën 19:00 ka votues që janë në radhë për të votuar, ata votojnë edhe pas kësaj ore. Është përcaktuar edhe nëse ka ndërprerje të tilla jo detyrimisht zgjatet orari i votimit”, u shpreh Celibashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re