Cikle të kaluara: Nëse ju ndodh të kaloni dy ose tre cikle menstruale dhe e dini që nuk jeni shtatzënë, kjo mund të jetë shenjë e problemeve të ndryshme shëndetësore.

Ngërçe të papritura tepër të forta: Dhimbjet e padurueshme menstruale mund të jenë shenjë e endeometriosis apo të një mase të huaj. Bëni një takim me mjekun.

Rrjedhje ndërmjet cikleve: Ndërkohë që rrjedhjet menstruale midis dy cikleve mund të jenë normale, sidomos kur përdorni kontraceptivë, një vizitë tek gjinekologu gjithsesi nuk është ide e keqe. Mund të bëhet fjalë edhe për ciste apo infeksione.

Rrjedhje e lartë që zgjat më shumë se 10 ditë: Nëse keni këto simptoma, mund të keni një sërë problemesh që mund t’ju bëjnë anemike.

Simptoma paramenstruale të papërballueshme: Nëse ktheheni në një monstër të vërtetë para ciklit menstrual, me kriza anthi, nervozizmi dhe luhatje humori të menjëhershme, mund të nevojitet konsumimi i qetësuesëve me recetë nga mjeku. /Marie Claire

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re