Moti i keq gjatë natës dhe në orët e para të kesaj te diele ka shkaktuar probleme në mbarë vendin.

Një gjë e tillë eshte njoftuar edhe nga Zv/Kryeministrja Belinda Balluku permes nje postimi ne facebook.

“Kemi pasur natë të vështirë në të gjithë territorin e 🇦🇱Shqipërisë. Rreshje me intesitet të lartë, stuhi të vazhdueshme kanë bërë që akset rrugore dhe linjat e shpërndarjes së ⚡energjisë elektrike të jenë akoma dhe tani nën situata komplekse.Të gjitha 👷skuadrat e mirëmbajtjes së ARRSH, OSSHE dhe OST kanë përballuar me sukses çdo problem të sjell nga moti i keq.”, shkruan Ministrja e Infrastruktures dhe e Energjise.

 

Balluku shton se akset kombëtare janë të aksesueshme dhe punohet për t’i mbajtur të hapura, ndërkohë që difektet e linjave të shpërndarjes janë rikuperuar në kohë rekord sa herë stuhia i ka goditur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re