Një në tetë fëmijë të moshës shkollore në Shqipëri ka probleme me shikimin. Në këtë përfundim kanë dalë mjekët pas kontrollit  të kryer deri tani tek nxënësit e shkollave.

Përdorimi për një kohë të gjatë i telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike është një prej shkaqeve që rreth 13%  e nxënësve kanë nevojë për syze.

 “Qëndrimi me orë të zgjatura ne ekrane, kalimi nga ekrani i telefonit tek i kompjuterit, televizorit do ta lodhë syrin e do ta çojë në probleme. Kam bërë depistim edhe në periferi, Kamëz, Vorë, kam vënë re se në shkollat e periferisë ka më pak probleme. Më shumë problem kanë shkollat në qendër dhe problem kryesor është syri dembel.  Fëmijët higjenën e shikimit e kuptojnë thjeshtë në larjen e syve ndërkohë nuk kuptojnë raportin me dritën dhe ekranet, ka thënë mjekja Eliverta Kanina.

Vetë fëmijët pranojnë qëndrimin e zgjatur para telefonit ose kompjuterit.

Më shumë rri në telefon, loz dhe më shokët, e lë kur më dhemb koka”, thotë një nxënëse.

Mami më thotë që ta lë telefonin”, shprehet një tjetër.

Më thonë shumë herë por nuk i dëgjoj, nga drita e telefonit më dhemb koka ka thënë një nxënës”, ka thënë nxënësi.

Me kontrollin periodik të syve në  shkollat  9- vjeçare synohet  kapja në kohë e problemeve tek fëmijët  deri në 14 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re