Platforma e mesazheve WhatsApp nuk është e disponueshme për përdoruesit në mbarë botën, raporton BBC.

Përdoruesit e platformës, në pronësi të Meta-s, filluan të raportojnë problemet rreth orës 9:00 të mëngjesit, me 12,000 raporte ndërprerjesh të raportuara në vetëm gjysmë ore, sipas faqes së internetit Down Detector.

Shumë njerëz u ankuan në rrjetet sociale se nuk mund të dërgonin apo merrnin mesazhe, raporton BBC.

WhatsApp ka rreth dy miliardë përdorues aktivë në mbarë botën dhe është një nga platformat më të njohura të mesazheve. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re