Kryepeshkopi Anastasi është shtruar në spital për shkak të shqetësimeve kardiake.

Lajmi është bërë i ditur nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përmes një postimi në Facebook.

Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës, por njoftohet se “brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave”.

“Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm. Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë”, thuhet në reagimin e Kishës.

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re