Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka përfunduar i shtruar në spital, siç është thënë, për probleme kardiovusuluare.

Eshtë konfirmuar kjo nga kabineti i tij, duke thënë se u shtrua për kontroll mjekësor në Akademinë Mjekësore Ushtarake (MMA) në Beograd.

Sekretariati i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës së Serbisë konfirmoi sot në mëngjes se Vuçiç u pranua në MMA të premten pasdite – informojnë mediat serbe.

Më tej, nuk ka asnjë info të detajuar mbi shëndetin e tij e pasojat rrjedhëse, përfshirë dhe kohëqëndrimin  në spital.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko