Aksi rrugor Burrel – Milot në vendin e quajtur Skuraj kalohet vetëm ne njërin krah. Rruga ka pësuar shembje në një gjatësi të konsiderueshme. Situatën e ka renduar edhe shtimi i prurjeve te lumit Mat. Firma e mirëmbajtjes ka ndërhyrë për të mos lejuar shembjen e mëtejshme që do të sillte bllokimin total të rrugës. Ndërkohë për drejtuesit e mjeteve është vendosur sinjalistika e nevojshme per te evituar aksidentet. Qarkullimi i mjeteve po monitorohet e orientohet edhe nga vete punonjësit e firmës qe mirëmban këtë aks.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re