Qe nga dita e djeshme transporti i udhëtareve ne portin e Sarandës është ndërprerë. Tragetet janë bllokuar nga kapitaneria e Korfuzit per shkak te motit te keq. Në Vlore, një pjesë e portit është përmbytur pasi është në të njëjtin nivel me detin.
 
E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët hyrëse të tij. Për zgjidhjen e problemit është vënë në punë një pompë për largimin e ujit. Ndërsa në Durrës, situata është ne kontroll: ne gatishmëri te plote teknike janë te gjitha mjetet, 2 zjarrfikëse, ambulanca, mjetet e renda operacionale si dhe forcat e sigurisë portuale.
 
Ne kalatat e portit janë strehuar dy anije qe furtuna i zuri ne rade, po kështu edhe disa anije dhe varka te peshkimit. Por koha e keqe ka bere qe te ndalohen te gjitha operacionet, sidomos ato te vinçave portualë, pasi era ka një shpejtësi mbi 15 metër për sekondë.
 
 
Ndërkohë gjeneratorët e emergjencës janë në punë duke siguruar ndriçimin dhe punën e pandërprere, pavarësisht luhatjeve te mëdha te energjisë.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re