Reshjet e dëborës po shkaktojnë vështirësi në zonat malore të qarkut të Shkodrës. Aksi Qafë Thore – Theth kalohet vetëm me zinxhirë, pasi trashësia e bores arrin në 35 cm dhe ka rrëshqitje gurësh e dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë.
 
Ndërkohë borëpastrueset kanë nisur heqjen e dherave per lehtësimin e situatës. Në bashkinë Malësi e Madhe, aksi Tamare-Vermosh është i kalueshëm me zinxhir, ndërsa rrugët e tjera nuk kane probleme. Por zonat e thella po përballen me furnizimin me energji elektrike. Prej tre ditësh, 200 banorë në zonën e Thethit janë në errësirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re