Skip to content

Probleme nga përmbytjet në fshatrat e Tiranës


Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka deklaruar se në Tiranë dhe në të gjitha fshatrat e këtij qarku ku ka problematika, ekipet e emergjencave janë në terren prej orëve të para të ditës dhe deri tani në mbrëmje.

Qendro nënvizon se “me gjithçka mundemi dhe kemi në dorë po punohet për normalizimin e situatës”.

Prefekti bën me dije se janë kryer disa evakuime dhe se strukturat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që do të kërkohet ndihmë.

Ai apelon qytetarët që të evitojnë lëvizjet e panevojshme teksa parashikimet thonë se reshjet do të jenë intensive edhe gjatë ditës së nesërme.