Dy cisterna nafte të vendosura në Gjirin e Omanit janë sulmuar në mëngjesin e sotëm, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Anija amerikane e vendosur në Bahrein, e quajtur “Fifth Fleet” njoftohet se ka marrë thirrje ndihme nga dy taknerë të vendosur në Gjirin e Omanit.

“Ne jemi njoftuar për disa sulme mbi cisternat e naftës në Gjirin e Omanit. Forcat Detare të SHBA-së në rajon morën dy thirrje emergjente në orën 6:12 dhe një thirrje tjetër në orën 7:00,” tha Joshua Frey, nga Fifth Fleet. Ende nuk ka asnjë përgjegjësi mbi sulmin, dhe as nuk ka pasur asnjë “drejtim gishti” lidhur me këto tensione te reja.

Të parët që njoftuan incidentin ishin mediat iraniane, por nuk ofruan asnjë fëshmi.

Zona është shumë pranë Gjirit të Hormuzit – rrugës strategjike përmes së cilës kalon 20 përqind e konsumit global të naftës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re