Lefter Zhidru, i moshuari, 71 vjeçar i cili u ekzekutua nga forcat RENEA gjatë një aksioni dje pas 5 orëve rezistencë ka qenë një njeri problematik për banorët e pallatit ku ai jetonte me qira. Banorët kanë deklaruar se disa herë i kanë dërguar letra policisë së Elbasanit dhe bashkisë për të marrë masa duke e larguar familjen e 71-vjeçarit nga ky pallat.

Në lidhje me këtë fakt ka reaguar dhe Policia e Shtetit, e cila përmes një njoftimi zyrtar thekson se palët e përfshira në konflikt janë kontaktuar nga strukturat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme. Pas kësaj date sipas policisë nuk ka asnjë ankesë në polici, ndërkohë që një proces civil për këtë rast ka vijuar në Gjykatën e Apelit.

Sqarim i Policisë së Shtetit: Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media se një shtetase nga lagjja “11 Nëntori”, Elbasan, i ka dërguar e-mail Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për t’i kërkuar ndihmë për një konflikt që kishte me shtetasin Lefter Zhidru, sqarojmë opinionin publik se:

Më datë 04.05.2020, në adresën zyrtare të e-mail-it [email protected], është dërguar e-mail nga zonja, e cila ka raportuar konfliktin që kishte me këtë shtetas.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ankesa i është përcjellë menjëherë po atë ditë strukturave përkatëse.

Këto struktura kanë verifikuar dhe trajtuar problematikën, duke kryer veprimet e nevojshme, mbi bazën e procedurave standarde të punës.

Janë thirrur dhe kontaktuar palët e përfshira në konflikt dhe prej asaj date nuk ka patur më asnjë ankesë në polici. Mes këtyre dy familjeve kishte dhe një proces civil në Gjykatën e Apelit.

Policia e Shtetit fton çdo media ta kontaktojë zyrtarisht, për të shmangur informacionet e pasakta, si dhe qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim me shpejtësi dhe profesionalizëm.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re