Skip to content

Problemet e shumta në vend nga moti ekstrem, kryeministri gjen kohë të ironizojë me opozitën: Spanja apel për ndihmë nga PD për kripë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një video nga trafiku i dendur në Spanjë , për shkak të kushteve ekstreme të motit, duke ironizuar me opozitën.

Teksa shpërndan një video nga vështirësia në qarkullim e mjeteve, kreu i qeverisë shkruan me ironi se nga Spanja po bëhet apel për ndihmë nga PD për kripë, për fall nga LSI dhe analizë nga Andi Bushati.

“Autostrada A2 në Spanjë – Apel për ndihmë nga PD për kripë; LSI për fall; Andi Bushati për analizë,’ shkruan Rama.

Ky shkrim i Ramës vjen në një kohë kur vendi është pushtuar nga moti i keq dhe janë shfaqur plot problematika përreth Shqipërisë. Një ndër kritikët e situatës, krahas opozitës, ka qenë dhe analisti Andi Bushati.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb