Qeveria ka marrë masa vendim për mbylljen e disave aktiviteteve si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Me anë të një vendimi janë mbyllur në një kohë të pacaktuar aktiviteti privat i Stomatologëve. Stomatologët që shkelin Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë për mbylljen e klinikave dhe kabineteve dentare për shkaqet e pandemisë Covid-19, do të procedohen nga komisionet e disiplinës profesionale të Urdhrit të Stomatologëve me heqje të licencës për një afat 6 mujor.
Meqenëse nuk ka ndonjë datë konkrete se kur do të hapen dhjetëra e qindra klinika dentare, qeveria ka ofruar një zgjidhje për problemet që mund të kenë shqiptarët për rastet urgjente. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se për rastet urgjente mund t’i drejtohet Klinikës Stomatologjike Universitare. “Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. Klinika qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike”, shprehet Manastirliu.
