Për shkak të motit të keq që ka përfshirë sot  vendin, të gjithe fshatrat e njësisë administrative Voskopojë janë pa energji elektrike. Prej orësh në fshatin turistik por dhe fshatrat e tjerë të kësaj njësie mungon energjia elektrike duke dëmtuar dhe sektorin e hoteleri turizmit.

 

Burime pranë OSSHE Korçë bëjnë me dije se pa energji elektrike janë dhe disa fshatra rreth Voskopit, e gjithë kjo për shkak të kycjes se pjesshme të fiderit të Gjancit.

 

Shkëputje të  herëpashershme të energjisë elektrike për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur dhe në fshatin tjetër turistik, atë të Vithkuqit.

Nga ana e OSSHE grupe të punës janë në terren për të normalizuar situatën e krijuar, në veçanti në Voskopojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re