Duke ndjekur problematikat e krijuara në qendra të ndryshme të votimit me pajisjen e identifikimit biometrik ‘PEI’, KQZ ka urdhëruar që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara.

 

“Në të gjitha qendrat e votimit, nëse nuk funksionon pajisja elektronike e identifikimit të zgjedhësve, KQV-të të fillojnë procesin e identifikimit e votuesve me listën e zgjedhësve të printuar nga KZAZ”, njofton KQZ.

 

Ky reagim i KQZ erdhi pas kërkesës së PS, ku përmes sekretares për ccështjet zgjedhore u sugjerua që procesi të vijohet manualisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re