Kryetarja e komisionit të vëzguesve të ODIHR, Audrey Glover, u shpreh se rreth 200 vëzhgues ndërkombëtarë po ndjekin procesin zgjedhor.

 

Glover tha se do të presë të mbyllet procesi i votimit për të dhënë vlerësime përkatëse për zgjedhjet e 14 majit. Ajo theksoi se deri më tani procesi vijon i qetë.

 

“Kemi 200 vëzhgues ndërkombëtarë që vëzhgojnë sot. Ne do të vëzhgojmë të gjithë procesin deri në fund të tij dhe më pas do të bëjmë vlerësimet përkatëse. Deri tani situata është e qetë, ndoshta edhe për shkak të motit”, është shprehur Glover.

 

Ajo nuk dha një vlerësim për faktin që koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk do të ketë numërues në gjysmën e vendeve të numërimit të votave, duke thënë se në fund të procesit do të japë një vlerësim edhe për këtë rast.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re