Numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin po vjen në rritje nga viti në vit. Mjekët e shkollave që po kryejnë depistimin e shikimit tek të gjithë nxënësit në shkollat 9 vjeçare, thonë se 1 në 8 fëmijë të grupmoshës 7-15 vjeç kanë vështirësi në shikim. Syri dembel është ai që po evidentohet më së shumti.

Mjeku Dritan Ali shprehet për Euronews, që si prindërit ashtu dhe mësesit të jenë më vigjilent në identifikimin e fëmijëve që kanë probleme me shikimin, por që ende nuk janë në dijeni.

Prej kohësh eskpertët kanë dhënë alarmin se përdorimi me kohë të gjatë i pajisjeve teknologjike po çon në dëmtim të shikimit.

Për të kapur në kohë problemet me shikimin prej vitit 2022 ka nisur aplikimi i Programit Kombëtar të Depistimit të Shikimit në të gjitha shkollat 9 vjeçare të vendit. Të dhënat paraprake të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për këtë vit shkollor tregojnë se 55 030 fëmijë kanë kryer kontrolle dhe 7336 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar te mjekët specialist.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re