Koronavirusi është poliomieliti i këtij brezi dhe do të ketë efekte afatgjata tek pacientët e shëruar.Kjo është deklarata paralajmëruese e një prej mjekëve, pjesë e ekipit që trajtuan dhe i shpëtuan jetën kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson.“Covid-19 është poliomieliti i kësaj gjenerate. Pacientët kanë sëmundje të butë, të moderuar dhe të rëndë. Një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike, pasi shërohen nga kjo sëmundje e rëndë që do të kërkojë një menaxhim afatgjatë”, ka thënë ai. Si një ekspert për problemet e frymëmarrrjes në kujdesin intensiv, para se Britania të vendoste për izolimin, Profesor Nicholas Hart tha:

‘Një lutje për ndihmë. Unë kam punuar për 18 orë në ditë, si shumë të tjerë, për të siguruar që ne mund të mbrojmë të gjithë pacientët tanë dhe të gjithë ekipin tonë të mrekullueshëm. Koronavirusi është një sëmundje e rëndë dhe unë dua që të gjithë të kujdesen dhe të qëndrojnë të sigurt dhe ju duhet vetm t qëndroni brenda”.

Pasi ka dalë nga spitali, kryeministri Boris Johnson ka falenderuar publikisht mjekët Dr. Nick Hart dhe Dr. Nick Pirce, për ndihmën e madhe që i kanë dhënë gjatë ditëve kur ai ndodhej në kujdes intensivenga koronavirusi dhe në shenjë mirënjohjeje ndaj tyre, i vuri djalit te vogël emrin e mesëm Nicholas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re