Pas lindjes së fëmijës, një nënë e re përballet edhe me disa shqetësime të lehta fizike. Ndër to, problemet me zorrët nuk duhen neglizhuar. Gjatë shtatzanisë, zorra nuk e kryen më së miri funskionin e saj, sepse të gjitha organet e barkut zhvendosen në javët e fundit, në mënyrë që të lënë sa më shumë hapësirë për mitrën e fëmijën.

Pas lindjes, duhet pak kohë që zorrët dhe organet e tjera të kthehen në pozicionet e tyre të mëparshme. Kjo mund të shkaktojë dhimbje tek nëna, e cila e ndien atë si një dhimbje stomaku.

Probleme me kapsllëkun: Për disa arsye, rikthimi i zorrëve në pozicionin e duhur mund të jetë i ngadaltë dhe kjo shkakton edhe probleme me kapsllëkun (konsipacionin). Për pasojë, shumë nëna ankohen nga fryrja e barkut. Ushqimi vendoset më shumë brenda zorrëve dhe proçesi i absorbimit të tij prodhon gazra, të cilat nëse janë në sasi të mëdha shkaktojnë dhimbje të ngjashme me kolitin. Për të lehtësuar sado pak dhimbjet këshillohet që nënat e reja të mos e kufizojnë veten, por t’i nxjerrin gazrat sa herë që kanë mundësi.

Hemorroidet: Kapsllëku dhe ulja e qarkullimit të gjakut në fund të shtatzanisë shpesh shkaktojnë formimin e hemorroideve të cilat pas lindjes bëhen më të dukshme. Hemorroidet janë zgjerimi i venave në anus duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Në rast se ato janë të vogla është e mundur që të trajtohen në nivel lokal përmes aplikimit të vajrave për të ulur ënjtjen, shkruan burimi për nënat.

Ndikimi i stresit: Në këtë periudhë me shqetësime shëndetësore, stresi luan rol shumë të rëndësishëm, pasi ndryshimet që ndodhin nga lindja e fëmijës janë shumë të mëdha.

Çfarë duhet të bëni? Pavarësisht se mund të duket këshillë e paranëdsishme, një nga gjërat që mund të bëni për të minimizuar dhimbjet e problemet pas lindjes është të pini sa më shumë ujë, për një funksionim më të mirë të organeve tuaja.//

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re