Analisti Dritan Hila komentoi në Log, News 24 rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, që nxorën fituese me rezultat të thellë Partinë Socialiste.

Hila theksoi se urimet e liderëve europianë për Edi Ramën vlejnë më shumë se raportet e OSBE/ODIHR.

Sipas Hilës, Rama për ta është brenda standardeve të pranueshme. Më tej ai nxori në pah se problemi real i opozitës, është rrjedhja e 180 mijë votuesve nga zgjedhjet e kaluara.

Faktorët që e çuan PD-në në humbje është përçarja brenda saj, si dhe mosfunksionimi i strukturave të partisë.

Hila: Këta mezi pritën ta urojnë qeverinë shqiptare. Këta vlejnë shumë më tepër se raporti i OSBE që në zgjedhjet në Itali dhe Greqi nxjerr më shumë problematika.

Opozita shqiptar ka një problem që i ka humbur 180 mijë votues. Këta nuk e kanë votuar. Ky kalon çdo lloj pretendimi për mainpulim votash. Një rast qesharak kishin kapur 3 veta në një p[yll bë Lushnjë kishin hapur disa letra dhe thanë ja patronazhistët. Apo rasti si ky që thanë ka një stilolaps.

Janë disa indikatorë që Rama për ta është brenda standardeve të pranueshme dhe ka një lloj mospranimi të opozitës apo më saktë PD dhe kreut të saj. Dhe Britania e ka shpallur non grata. Mendoj se është dhe vetë PD është e vetëdijshme. Nuk njoh anëtar të PD që kanë pritur të fitojnë. Vjen për përçarjen e tyre dhe non gratën në SHBA. Non grata në dy vende të BE. Rrahjen që bën me njëri tjetri në 8 janar si në mesjetë. Pastaj ai bashkim, nuk ka sens, nga halli. Një përçarje.

Nëse kishin ndërmend ta vidhnin më kollaj ia vidhnin Mundësisë apo Lapajt dhe Qorit, që nuk kishin komisionerë. Po të donin tja vidhnin, ia vidhnin të voglit jo të fortit. Nuk kishin shans të vinin në pushtet. Në jug nuk ekzistojnë. Në Shqipërinë e mesme janë copë copë. Si do vinin në pushtet. PS ka ruajtur shportën e vet. Me numra ka humbur PD-ja i kanë ikur votuesit. Por PS ka ruajtur një avantazh që  e kanë pasur dhe më parë. PD ka problemin e organizimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko