Ilir Meta në një takim me  strukturat e Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit ka shpalosur programin e tij për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Meta tha se do të luftojmë informalitetin për të rritur pensionet, ndërsa shtoi se do të ketë dyfishim pagash për personat me aftësi të kufizuara dhe ata që u shërbejnë atyre.

“Do të luftojmë informalitetin për të rritur numrin e kontribuuesve për të rritur pensionet. Problemi i qeverisë nuk janë pensionistët, por PPP-të.

Do të paguhen sigurimet shoqërore për kategoritë e ndihmesave të aftësive të kufizuara që nuk mbulohet nga kjo kategori.  Pra, do t’u jepet mbështetje financiare.

Do të njohët kujdestaria si punë, dhe do të dyshohet pagesa mujore si për [personat me aftësi të kufizuara dhe për ata që kujdesen për ta.

Do të rimbursohen të gjitha barnat për pensionistët.

Do të ,bulohet shërbimet mjekësore dhe infermierore për pensionistët me probleme shëndetësore dhe do t’u jepet prioritet në spitale”, tha Meta.

Kreu i PL gjithashtu u ndal te emigrimi, duke thënë se Berati është qarku më i prekur nga tkurrja e popullsisë dhe mbyllja e bizneseve të vogla.

“Është për të ardhur keq situata në të cilën ndodhet popullata në Qarkun e Beratit, sepse Berati në vend që të shkëlqente përsa i takon zhvillimit dhe treguesve ekonomikë, për fat të keq është në krye të disa prej fenomeneve negative që kanë prekur vendin tonë. Berati është një nga qarqet më të prekura nga shpopullimi. Berati është në vend të dytë përsa i përket rënies së numrit të lindjeve me 17%, ndërkohë që mesatarja në shkallë vendi është 12.7%. Në vitin 2021, tkurrja e popullsisë në Berat ishte 2.1% me 2500 persona më pak, në vitin 2022, situata u përkeqësua edhe më tej me 3600 persona më pak.

Berati është qarku i dytë me numrin  të madh të bizneseve të vogla të mbyllura, ku nga 2014-2021 bizneset e vogla ranë me 13%.

Qarku i Beratit është më i diskriminuari nga qeveria përsa i përket investimeve në infrastrukturë.

Të gjjtha këto tregues ndikojnë mbi familjet e Beratit, Kuçovës, Dimalit e Skraparit, të cilat për shkak të situatës të rëndë ekonomike dhe sociale kanë bërë që familjet të jenë në rrezik dhe për këtë Berati është një nga qarqet me numrin më të lartë të vetvrasjeve, aborteve dhe divorceve”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re