Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Edhe këtë të premte, telefonatat në “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” kanë pasur në qendër zgjedhjet vendore të datës 14 maj. Shumë qytetarë kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me rezultatin, procesin e votimit dhe për figurat politike.

Një ndër më të lakuarit ishte lideri i djathtë, Sali Berisha, i cili sipas qytetarëve duhet të jap dorëheqjen pas humbjes drastike që demokratët shënjuan.

 “Sali Berisha duhet të heq dorë që të shpëtojmë Partinë Demokratike”, ka thënë shkurtimisht një qytetar.

“Problemi i zgjedhjeve është vetëm Sali Berisha, i cili arriti qëllimin e tij, që e ktheu Shqipërinë në komunizëm”, tha një zonjë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re