Dy shtetas janë proceduar nga policia e Durrësit, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Procedimet janë bërë pas kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore në Shijak.

D.K., 49 vjeç, banues në Shijak, u procedua pasi është konstatuar nga përfaqësuesit e Drejtorisë Bujqësisë dhe IKMT-së, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, duke bërë gërmime dheu, pa dokumentacionin përkatës;L.K., 56 vjeç, banues në Durrës,u procedua pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer gërmime me disa mjete të firmës së tij, pranë shtratit të lumit Erzen, në fshatin Çezmelie, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak.

Nga ana e IKMT-së u vendos masë administrative 2 milion lekë për shtetasin L.K.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re