
Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sulmon elitën e vendit.
Në një postim në “Facebook”, Vasili duke u ndalur tek procedimet ndaj pedagogut Edmond Tupja dhe artistit Robert Aliaj nga ana e policisë, shprehet se Rama po shfaqet hapur si një armik i elitës.
Vasili deklaroi më tej se kryeministri tregoi qartë që I urren të gjithë njerëzit që e ndërtojnë suksesin me dijen e tyre.
“Kryeministri injorant dhe i kompleksuar armik i elites. Edmond Tupja dhe Robert Aliaj procedohen nga kryeministri injorant apo thene ndryshe shkollepak. Sa i urren kryeministri njerezit,qe suksesin e ndertojne vetë me dijen,me talentin dhe aftesite e tyre,kurse ky i nderton punet e tij me para’ te vjedhura se eshte i paafte ne gjithshka.”