Skip to content

Procedohen 10 zyrtarë të Portit të Durrësit

10 zyrtarë te Portit te Durrësit janë porceduar penalisht nga policia pasi dyshohet se kane shpërdoruar  detyrën duke shkelur barazinë ne tendera.

 

Policia e qytetit bregdetar njofton se behet fjale për punonjës aktualë por edhe për ish-zyrtarë, te cilët gjate vitit 2017 ka rezultuar se kane kryer veprime te kundraligjshme  gjate zhvillimit te tenderit për blerje automjeti, autoambulance dhe zjarrfikës.

 

Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote te tenderit  ka dokumentuar se ofertat nuk ishin te rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik.

 

Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e pa-argumentuar. Gjithashtu është dokumentuar se nuk ishte kompetence e këtyre drejtorive përcaktimi i fondit për blerjen e automjeteve, fakt qe ngarkon me përgjegjësi titullarin i institucionit.