20 qershor – Rreth 40 persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi tentuan të futen forcërisht në ambientet e KZAZ nr. 64 tek Pallati i Kulturës Berat dhe në ambientet e KZAZ nr. 66 te Pallati i Kulturës Skrapar.

Në një njoftim për shtyp Policia e Shtetit bën të ditur se “pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga Polici, kanë referuar në gjendje të lirë shtetasit E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD), B. B., 35 vjeç, banues në Berat (N/kryetar i Bashkisë Berat), H. S., 50 vjeçe, banuese në Berat (N/kryetare e Bashkisë Berat), M. K., 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarrjes së shërbimit publik), K. Gj., 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat), G. P., M. M., A. R., D. B., F. C., M. K., E. D., punonjës të Policisë Bashkiake Berat dhe A. Z., A. G., J. M., A. Ç., A. I., punonjës të Policisë Bashkiake Skrapar, si dhe G. A., M. H., B. H., F. K., SH. M., K. E., E. Ç., M. V., R. Ç., S. Z., R. H., P. GJ., E. T., A. C., A. H., A. G., E. A., R. B., I. H., E. H., N. G., I. B., K. M., punonjës pranë këtyre bashkive dhe mbështetës”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”. /k.s/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re