TIRANE- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar për ekstradimin e Nezar Seitit, i cilësuar si financieri i “Habilajve”, grupi kriminal i trafikut të drogës. Përmes një deklarate për mediat, teksa sulmoi KLD për vendimet e kësaj të fundit për të rikthyer në detyra disa gjyqtarë që kishin bërë sipas saj shkelje, Gjonaj u pyet edhe për ekstradimin e Seitit.

Ajo tha se çështja e ekstradimit në Itali, e cila u shoqërua me debate dhe përplasje mes institucioneve, pasi rezultoi se procedurat ishin shkelur, po hetohet nga prokuroria.

“Të gjithë institucionet e përfshira në ekstradimin e Nezar Seitit janë pjesë e një procedimi penal që ka nisur në prokuroria. Të presim rezultatet e hetimit të prokurorisë dhe për gjyqtarin Curri e njëjta gjë”, tha Gjonaj.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re