Kryeministri Edi Rama po mban një takim online me Këshillin koordinues të Diasporës në lidhje me “Votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore”. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se nuk ka munguar kontakti me kryeministrinë, ndërsa sqaron se nuk duhet vënë dyshim mbi vullnetin e tyre.

“Një sqarim për procesin e deritanishëm në rrethanat aktuale në një kontekst më të gjerë. Për këtë arsye janë ftuar edhe disa prej ministrave të cilët janë të përfshirë në këtë proces dhe ndërkohë çfarë duhet të them paraprakisht se së pari ky është një angazhim i programuar dhe publik i marrë prej nesh.

Së dyti kemi punuar në funksion të këtij angazhimi paralelisht me procesin politik. Është një proces i vonuar për Reformën Zgjedhore, së treti për të nënvizuar që nuk na ka munguar dhe as na mungon vullneti politik për të analizuar këtë objektiv si i një rëndësie të veçantë që lidhen me mjedisin dhe me kornizën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

E kam ndjekur përpjekjet tuaja dhe diskutimet gjithashtu. Kontakti i drejtpërdrejtë me kryeministrinë nuk ka munguar dhe nga ana tjetër më vjen keq që keni vënë në dyshim vullnetin tonë. Për më tutje mendoj që të marrin fjalët të tjerët dhe nëse dëshironi të flisni paraprakisht është ok për mua”, tha Rama.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re