Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë. Me një mesazh në Twitter, Basha ka uruar për fitoren Vetëvendosjen, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Basha shkruan se procesi i zgjedhjeve në Kosovë ishte shembullor dhe me standarde evropiane.

“Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re