Sevim Arbana, një nga aktivistet për të drejtat e njeriut, është vënë në qendër të mediave për shkak të një deklarate për kryeministrin Edi Rama. Në emisionin e Adi Krastës, Sevim Arbana deklaroi se, kryeministri Rama ka pickuar një nga ish-ministret e tij.

Por, kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u dëgjuar nga Edi Rama, i cili ka hedhur në gjyq aktivisten dhe i kërkon dhjetë milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Sevim Arbana, e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, sqaroi deklaratën e saj dhe foli për gjyqin me kryeministrin Rama.

“Unë pashë një skenë. Ishte në hotel ‘Sheraton’ një mbledhje për strategjinë e fëmijëve, mbledhje rutine. Unë isha me bashkëshortin dhe në një moment, ishin dy-ish deputete të Partisë Socialiste dhe kryetari i asaj kohe, Edi Rama, ishte në mes. Kishte filluar mbledhja ishin në këmbë dhe se çfarë i thotë kjo ish-deputetja kryeministrit të ardhshëm dhe ja futi një të pickuar, dhe nuk pati mundësi t’i thoshte ndonjë gjë tjetër dhe ia bëri me shenjë. Nuk ka rëndësi emri, kishte akti që bëri ky njeri që mua më bëri shumë përshtypje. Ajo nuk reagoi dhe ju mbushën sytë me lot. Kjo qe skena! Më ka kërkuar dhjetë milionë lekë të vjetra”, deklaroi Sevim Arbana. Ajo theksoi së, është në një proces gjygjësor, i cili ende nuk ka filluar dhe e quajti atë si një farsë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re