Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE-së duhet të përshpejtohet. Në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ministrja theksoi se ecuria e Shqipërisë që pas hapjes së negociatave është e kënaqshme duke shtuar se shpreson që BE të vendosë një afat për anëtarësimin.

“E përshëndesim angazhimin e BE me një qasje të re ndaj rajonit tonë dhe është kuptuar se procesi ka nevojë të përshpejtohet për të fituar kohën e humbur. Sigurisht duke bërë ne detyrat e shtëpisë. Jam krenare te vë në dukje se institucionet e BE kanë vlerësuar seriozitetin tonë në procesin me vlera dhe parime të BE në politikën e brendshme, të jashtme, rajon dhe ndërkombëtarisht. Procesi i anëtarësimit në BE është proces i përbashkët i shoqërisë tonë ku janë të angazhuar të gjithë faktorët.

Është një objektiv kombëtar, për arritjen e të cilit nuk do të reshtim së punuari. Ecuria 1 vjecare e Shqipërisë, që nga hapja e negociatave është më shumë sesa e kënaqshme në vlerësimin tonë, procesi screening po vazhdon dhe kemi marrë vlerësime pozitive për përgatitjen dhe angazhimin e delegacioneve tona për të marrë përsipër detyrat. Jemi në pritje të organizimit të konferencës së radhës ndërqeveritare për hapjen e grupimit të kapitujeve themelor të negoocimit, pas miratimit të raportit screening të komisionit, me synimin që të ndodhë deri në fund të këtij viti.

Jemi pjesë e paketës financiare të BE-së, kryesisht për krizën energjitike të ardhur si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës, po zbatojmë planin ekonomik të investimeveve për ballkanin perëndimor me projekte strategjike në fusha prioritare, jemi pjesë e diskutimee me komisionin për të jetësuar projektin e rritjes ekonomike që shpalli presidentja e KE-së. Këtu pritshmëritë tona janë të mëdha dhe besoj se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë një bust të ri gjithë procesit tonë të integrimit duke vendosur që ndoshta edhe një afat që deri në 2030, Shqipëria por edhe vendet e rajonit që do të përparojnë, të mund të anëtarësohen në BE.”, tha mes të tjerash Xhaçka.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re