Presidenti i vendit, Bajram Begaj është shprehur se për Shqipërinë objektivi 2030 për t’u anëtarësuar në BE është e rëndësishme.

Por Kreu i Shtetit theksoi se “nuk është aq e rëndësishme data se sa është e rëndësishme ëndrra, mund të arrihet më shpejt apo më vonë”.

Presidenti Begaj theksoi se për Shqipërinë është jetike integrimi në BE dhe se duhet punuar fort për arritjen e këtij objektivi.

Bajram Begaj: Për Shqipërinë objektivi 2030 për t’u futur në BE, sipas një deklarate të bërë në forumin e Bledit, është e rëndësishme. Por nuk është aq e rëndësishme data se sa është e rëndësishme ëndrra, mund të arrihet më shpejt apo më vonë. Shqipëria ka kaluar me sukses kapitujt e parë të negocimit.

Për Shqipërinë është jetike integrimi në BE. Dhe nga ana tjetër për BE, integrimi i Ballkanit Perëndimor, apo procesi i anëtarësimit të vendit tonë duhet të jetë strategjik. Detyra jonë është të bëjmë mirë detyrat për të arritur këtë objektiv që janë reformat.

Ky është një objektiv mund të arrihet në 2030 apo edhe më shpejt. Shqipëria është e vlerësuar në arenën ndërkombëtare dhe nga vendet e BE, por nuk mjafton, siç e pamë u bllokuan për hapjen e konferencës ndërqeveritare. Për vendime të tilla nuk duhet që të zhgënjehemi por të punojmë fort për të arritur objektivin tonë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re