Nuk ka mbetur pa u përmendur edhe procesi i Berlinit dhe Open Balkan gjatë konferencës mes kryeministri Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel.

Kancelarja u përgjigj pa asnjë dyshim se Procesi i Berlinit ishte bërthama e gjithçkaje. Ndërsa shtoi se nuk kishte rëndësi kush do të vinte në krye të Gjermanisë, pasi vëmendja ndaj rajonit nuk do të mungonte asnjëherë nga liderët e tjerë të Bashkimit Europian.

Ndërsa menjëherë pas fjalës së Angela Merkel, ka marrë fjalën edhe kryeministri Edi Rama i cili u përpoq të thoshte se Open Balkan ishte një pjellë e Procesit të Berlinit dhe se ishte krijuar pikërisht për të ndihmuar në përparimin sa i përket këtij procesi.

Angela Merkel
Procesi i Berlinit nëse më lejoni të them është bërthama e gjithckaje dhe sigurisht procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet. Vitet e fundit BP ka mësuar të bashkëpunojë me njëri tjetrin. Nuk ka rëndësi nëse Emanuel Macron apo të tjerë , të gjithë janë miq të Ballkanit Perëndimor. Në secilin prej këtyre vendeve ka njerëz të shumtë nga BE dhe kemi shumë fusha bashkëpunimi. Unë vij nga Gjermania Lindore dhe e di se cfarë do të thotë të luftosh ndaj ndryshimeve që ekzistojnë.

Edi Rama:
Angela Merkel është 1 dhe nuk vjen më. Megjithëse thashë se nuk është e lehtë të flasëssh kur është prezente. Për arsye të 4 mandateve që ajo ka qenë në krye të Gjermanisë. Open Balkan është pjellë e procesit të Berlinit.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re