Do të mbahet sot në Tiranë takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit.

 

Në kuadër të Procesit të Berlinit, ky takim do të mbledhë bashkë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale. Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e samitit, e cila nis me mbërritjen e krerëve të delegacioneve, për të vijuar më pas me konferencën për shtyp dhe arritjet kryesore që janë realizura deri më tani.

 

AXHENDA:

 

9:00 –09:30 Mbërritja e krerëve të delegacionëve

 

9:30- 10:15 Hapja e Sesionit I

 

10:45 Sesioni II

 

12:20 Mbyllja e takimit

 

12:30 Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara.

 

Arritje kryesore të Procesit të Berlinit janë:

 

Krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO),

 

Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (ËBCIF)

 

Krijimi i Korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis BP dhe vendeve të BE-së,

 

Marrëveshja Roaming (implementimi filloi me 1 korrik 2021)

 

Marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis BP dhe BE-së (implementimi filloi më 1 tetor 2023)

 

Tre marrëveshjet e mobilitetit janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re