Në 16 tetor Procesi i Berlinit do të mbahet në Shqipëri. Për të parën herë ai është vendosur të zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Liderët ballkanas nën kryesimin e kancelarit gjerman Olaf Sholz dhe përfaqësueve të lartë të Bashkimit Evropian do të mblidhen në Tiranë me objektivin për të firmosur marrëveshje të reja në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të tregut të përbashkët rajonal.
OLAF SCHOLZ
KANCELARI GJERMAN
Integrimi i shpejtë i 6 vendvee të Ballkanit Perëndimor për qeverinë gjermane ka rëndësi strategjike. Ne dëshirojmë t’i shohim sa më shpejt si vende anëtare. Prandaj përparimi i Shqipërisë në negociatat anëtarësuese është një sinja i mire. Thelbi i negociatave mbetet sundimi i ligjit, prandaj është mirë që anëtarë të rrjeteve kriminale por edhe zyrtarë të rangut të lartë edhe në rajon janë paditur dhe janë dënuar. Kemi nevojë për media të lira dhe për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Do të jetë një samit që do të vazhdojë në rrugën e çelur thellimin e procesit, do të trajtojë sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe patjetër objektivat për t’u arritur më tutje, si dhe do të fuqizojë bashkëpunimin në rajon edhe më shumë. Kemi diskutuar edhe për disa aspekte të jetës ekonomike, financiare dhe sociale në Ballkanin Perëndimor, për disa elementë të rëndësishëm të konvergjencës të standardeve të jetesës me Bashkimin Europian, si dhe për domosdoshmërinë që Bashkimi Europian të hedhë një hap më tutje në funksion të mbështetjes së fuqizimit të mekanizmave që do ta bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme.
Më pak se dy javë nga takimi i Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Ohër, Olaf Sholz nuk tha nëse peshorja anon nga nënshkrimi i planit franko-gjerman nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.
OLAF SCHOLZ
KANCELARI GJERMAN
Mendoj që janë bërë përparime të mëdha. Po të shohësh edhe deklaratat e Kurtit dhe Vuçiç është një përparim në krahasim me më përpara. Ky është një plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet. Prandaj jam i gëzuar që ne të arrijmë në rezultate të mira dhe konstruktive. Ndjesia ime është që ajo që nuk ishte e mundur më parë, tani mund të bëhet realitet.
Në krah të kancelarit gjerman, Edi Rama artikuloi mbështetjen e plotë për planin franko-gjerman që sipas tij i vendos dy shtetet fqinje në një marrëdhënie normale.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Qeveria jonë, unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, është një plan absolutisht shumë përmbajtësor dhe njëkohësisht shumë realist, i cili sjell normalizimin e nevojshëm dhe të shumëpritur dhe të cilin të dyja palët duhet ta trajtojnë jo vetëm me seriozitetin maksimal, por edhe me të gjithë kurajon e domosdoshme.
Vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Gjermani u mbyll edhe me takimet me përfaqësues të biznesit atje dhe me lajmin se së shpejti në Tiranë do të hapet edhe Kolegji Evropian i Bruges.
TITRA:
PROCESI I BERLINIT, NE TIRANE
RAMA TAKON SCHOLZ: MARREVSHJE TE REJA PER TREGUN E PERBASHKET