Sali Berisha është zotuar se me ardhjen e PD-së në pushtet, procesi i integrimit në Bashkimin Europian do të jetë i pandalshëm.

Premtimet e Ramës që integrimin deri në 2030, i cilëson mashtrime, duke thënë se “në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të BE në Bruksel, i vendosi karton të kuq mashtruesit. Vendosi të mos hapë kapitujt e tjerë me Shqipërinë. Vendosi të mos caktojë as datë për hapjen e kapitujve”.

Më tej ish-kryeministri tha se Rama është “një sharlatan mashtrues i papërgjegjshëm që kërkon të mbulojë vonesën 12-vjecare.”

Berisha: Do të pastrojmë shtëpinë tonë nëpërmjet shtetit ligjor. Bandat e lidhura me bandat, politikanët e lidhur me bandat do të dalin para ligjit. Garantojmë se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të jetë i pandalshëm. Falënderoj Këshillin e Ambasadorëve që i dha goditje fatale fushatës së mashtrimit të Edi Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në 2027 apo 2030. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të BE në Bruksel, i vendosi karton të kuq mashtruesit. Vendosi të mos hapë kapitujt e tjerë me Shqipërinë. Vendosi të mos caktojë as datë për hapjen e kapitujve. Informoi shqiptarët se nuk ka asnjë datë për hapjen e negociatave dhe se Brukseli nuk pranon një proces tjetër veçse të bazuar në plotësimin e kritereve dhe standardeve të BE.

Ndaj Edi Rama qarkullon si kreu i një organizate kriminale, si fantazmë nga një sallë në një tjetër me një pasaportë shqiptare, duke thënë se kjo do të jetë europiane. Mori përgjigje përfundimtare në Bruksel.

Rama, sharlatan mashtrues i papërgjegjshëm që kërkon të mbulojë vonesën 12-vjecare, ngadalësimin e procesit për 12 vite me radhë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko