Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, është shprehur se procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian ngarkon me përgjegjësi të reja, jo vetëm pushtetin ekzekutiv, theksoi ai, por edhe atë gjyqësor, legjislativ dhe sektorin privat.

“Procesi i integrimit dhe negociatat për anëtarësim në BE janë “mangi questa minestra” (Haje këtë supë)”, u shpreh kreu i qeverisë, duek shtuar se nuk do të integrohet qeveria në BE, por Shqipëria.

Edi Rama: Projektligji për Dhomën Ekonomike Tregtare, i vonuar për shumë vite, duhet të imponojmë detyrimin e regjistrimit në Dhomën Ekonomike Kombëtare siç e kanë të gjitha vendet.

Nevojat e sipërmarrjes janë të ndryshme nga sa më parë. Jemi të vetëdijshëm që procesi i integrimit në BE me fazën e negociatave ngarkon me përgjegjësi të reja jo vetëm qeverinë, jo vetëm pushtetin ekzekutiv, por të gjithë sistemin e organizimit të Shqipëri, nga pushteti gjyqësore, legjislativ kanë detyrat e tyre që duhet t’i përmbushin.

Nuk do të integrohet qeveria por Shqipëria në BE. Përtej këtyre që mishërojnë sektorin publik në Shqipëri edhe sektori privat ka përgjegjësitë e veta të mëdha, do të ketë kostot e veta të pashmangshme dhe duhet të bëjë sakrificat e veta për këtë proces. Mbi të gjitha ka një emërues të përbashkët për të gjithë, nga pushteti ekzekutiv, gjyqësor, legjislativ, sipërmarrjet, dhe ky emërues i përbashkët është që ky proces kërkon dije të reja që nga mënyra se si funksionon procesi, Bashkimi Europian.

Procesi i integrimit dhe negociatat për anëtarësim në BE janë “mangi questa minestra”. Padiskutim Dhoma Ekonomike Kombëtare do të jetë mundësi e re për të informuar, asistuar dhe interlekutor i rëndësishëm në këtë proces.

Gjithë kjo punë kërkon dialog më produktin dhe ky Këshill Ekonomik Kombëtar është një nga hapësirat ne mund të rrisim produktivitetin e dialogut mes qeverisë dhe faktorëve të tjerë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re