Deputetja e Partisë Demokratike kërkon të nisë një diskutim kombëtar mes strukturave përgjegjëse për integrimin në BE dhe parlamentit.

Ajo shkruan në rrjetet sociale se procesi i integrimit në BE nuk duhet të jetë pronë e qeverisë dhe ku shumë pak zyrtarë të saj kanë informacione. Tabaku thekson se ai duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, i hapur dhe transparent.

Më tej ajo shton se deri më sot, Këshilli Kombëtar Integrimit (KKIE) nuk ka asnjë informacion mbi diskutimet.

“Procesi integrimit në BE nuk duhet të jetë pronë e qeverisë dhe ku shumë pak zyrtarë të saj kanë informacione, përkundrazi duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, i hapur dhe transparent! Deri më sot, Këshilli Kombëtar Integrimit (KKIE) nuk ka asnjë informacion mbi diskutimet. Zero raportime!

Një diskutim kombëtar duhet të nisë menjëherë, komunikimi efektiv mes strukturave përgjegjëse dhe Parlamentit duhet të nisin dhe shndërrojnë këtë proces në një prioritet”, shkruan Tabaku!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re