Skip to content

Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit! Rama publikon pamjet: Veprat mundësojnë ujitjen e mbi 8,000 hektarë tokë bujqësore

Screenshot 115

Kryeministri Edi Rama njofton se punimet për vënien në funksion të dy prej veprave më të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat – Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë – kanë hyrë në fazën përfundimtare, me procesin e kolaudimit të rrjetit ujitës që është drejt mbylljes.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar pamje nga faze e punimeve, teksa thotë se këto vepra ujitëse mundësojnë ujitjen e mbi 8,000 hektarë tokë bujqësore.

Vepra Mat-Kurbin do të mundësojë ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, duke sjellë një ndihmesë të madhe për fermerët dhe përmirësimin e prodhimit bujqësor në zonë.

Ndërkohë, rrjeti ujitës Mat-Lezhë do të furnizojë me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Lezhë, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin rural dhe rritjen e rendimentit bujqësor.

Këto investime strategjike konsiderohen një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës bujqësore dhe garantimit të qëndrueshmërisë në prodhimin e ushqimit në zonat me potencial të lartë bujqësor.

“Përfundimi i punimeve për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, ku po finalizohet edhe procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës. Vepra e marrjes Mat-Kurbin mundëson ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, ndërsa rrjeti ujitës Mat-Lezhë furnizon me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në zonën e Bashkisë Lezhë”, shkruan Rama në Facebook.